Lajmet e fundit

Dhuna fizike dhe psikike në institucionet edukativo-arsimore, mbetet një problem shqetësues për shoqërinë e Kosovës.
Vetëm gjatë vitit të kaluar, në Policinë e Kosovës janë raportuar 567 incidente të ndryshme që kanë ndodhur në shkolla ose në afërsi të objekteve të shkollave në Kosovë.
Për dhunën në shkolla flasin edhe vetë fëmijët, të cilët tregojnë se dhuna është përditshmëri.
Nxënësja e klasës së nëntë në njërën nga shkollat e Prishtinës flet për Radion Evropa e Lirë, për fenomenin e dhunës në shkollë .
“Ka raste të dhunës në shkolla. Për arsye të ndryshme ndodh dhuna, si kur prishet qetësia në klasë për shembull, që është mjaft banale. Nuk jemi ankuar asnjëherë, sepse kemi konsideruar që nuk merren parasysh ankesat tona”, tregon ajo.
Psikologët në vend thonë se nevojiten masa konkrete që dhuna të mos përdoret në shkolla, pasi ndikon negativisht në zhvillimin normal të fëmijëve.