Lajmet e fundit

Të paktën 19 civilë janë vrarë në përleshjet e vazhdueshme midis forcave të armatosura të Filipineve dhe kryengritësve islamikë në qytetin Marawi.
Ushtria po përpiqet të rimarrë Maraw-in, në ishullin Mindanao.
Tetë nga të vdekurit u gjetën në një luginë jashtë qytetit me duart e lidhura dhe me plagë me armë zjarri në kokat e tyre.
Të tetë viktimat besohet të jenë marangozë të cilët ishin pjesë e një konvoji evakuimi të ndaluar nga rebelët.
Ata besohet se janë vrarë pasi nuk ishin në gjendje të recitonin ekstrakte nga Kurani