Lajmet e fundit
Në takimin që u zhvillua në mes të Kryeministrit Isa Mustafa dhe Kongresmenit amerikan Eliot Engel, u tha se formimi i Dhomave të Specializuara është i një rëndësie shumë të madhe për shtetin e Kosovës.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka pritur sot në një takim Kongresmenin amerikan, Eliot Engel.
Gjatë takimit, pos tjerash, u bisedua edhe për krijimin e Dhomave të Specializuara dhe rëndësinë e madhe që ka themelimi i tyre për Kosovën në këtë fazë.
Kjo, sipas bashkëbiseduesve, dëshmon se Kosova ka kapacitet për të marrë vendime të rëndësishme për të ardhmen e saj, për të përmbushur obligimet ndërkombëtare si dhe për të ecur përpara në integrimet euroatlantike, thuhet në njoftimin e Kryeministrisë, njofton Klan Kosova.
Musta falënderoi mikun shqiptar Engels dhe shtetin e tij për përkrahjen e vazhdueshme që ai si individ dhe administrata amerikane i ka dhënë Kosovës.
Kongresisti Engel po ashtu shprehu përkrahjen e mëtejshme për avancimin e proceseve dhe progresit në Republikën e Kosovës.
Gjatë takimit u bisedua edhe për dialogun për normalizimin e raporteve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë që po zhvillohet me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, si dhe për zhvillimet e tjera në rajon.