Lajmet e fundit

Dollapët e të famshmeve janë mjaft interesante për t’i parë.
Ato ngjajnë me dyqane të shtrenjta e elegante.
Një të tillë e ka edhe këngëtarja e famshme amerikane Mariah Carey, e cila është në lidhje me një bilioner nga Izraeli.
Mariah e ka publikuar në instagramin e saj një pjesëz të dollapit ku i mban këpucët.
Kjo dhomë duket shumë e bukur dhe shumë e rregulluar. E në raftet e renditura e të dekoruara me shumë shije, rrinë për mrekulli këpucët e saj, që pothuajse të gjitha janë në ngjyrë ari.
“Kjo është pjesa e preferuar e shtëpisë”, ka shkruar Mariah Carey, në fotografinë që e ka bërë publike për të gjithë fansat e saj./Klankosova.tv