Lajmet e fundit

Herë prokuroria e policia në Telekom, e herë drejtoresha e telekomit në prokurori e polici.
Kështu, me vizita e intervistime po synohet të zbardhet rasti i hyrjes së dyshuar të ish-drejtuesve te qeverisë së kaluar në atë që njihet si Dhoma e Përgjimeve.
Ka qenë vetë kryeshefja e Telekomit, Burbuqe Hana që i ka konfirmuar Klanit se në javët e fundit ka qenë disa herë në zyrat e organeve të rendit e akuzës, vecse edhe për arsye tjera.
Por, zyrtarisht, departamenti për marrëdhënie me publikun, nuk ka dhënë detaje. Fadil Lepaja nga kjo zyrë u përgjigj me shkrim, se kjo nuk është kompetencë e tyre, meqë dhoma në fjalë është jashtë autoritetit të Telekomit.
Por hetimet i konfirmoi edhe policia.
Kronikë e gazetares Ardiana Thaçi.