Lajmet e fundit

Të paktën 43 persona kanë mbetur të vdekur dhe qindra të lënduar, duke përfshirë gra dhe fëmijë, pas një shpërthimi në afërsi të vendit të shenjtë të myslimaneve sufi në regjionin Balochistan në Pakistan, transmeton Klan Kosova.
Shërbimet e emergjencës janë ballafaquar me vështirësi për të arritur në vendin e ngjarjes në Kuzdar.
Adhuruesit ishin duke performuar një vallëzim në vendin e shenjtë në Shah Noorani, kur bomba kishte shpërthyer.
Sufizmi është sekt tolerant i praktikimit të fesë islame dhe ka miliona ndjekës në Pakistan, mirëpo kundërshtohet nga ekstremistët.
Përgjegjësinë mbi këtë sulm e ka marrë grupi i militantëve të Shtetit Islamik.
