Lajmet e fundit

Taylor Swift shumë shpejt është bërë emër familjar për të gjithë – për fat të keq për disa, ky emër është po ashtu edhe gjysmë i përbashkët.
Emisioni “Today” së fundmi e ka gjetur një person, emri i të cilit është Taylor Swift, dhe ashtu siç edhe mund ta imagjinoni, kjo i jep atij pak më shumë vëmendje.
30 vjeçari, banor i Seattle, thotë se pranon letra nga fansa dhe madje i janë ofruar shumë mundësi speciale.
“E isha një ftesë për të qenë pjesë e një ahengu në një klub jahti, e cila ishte mjaft argëtuese”, ka pranuar ai.
Natyrisht, emri i tij ia ka bërë jetën paksa të vështirë – dhe madje ai e ka pohuar se më parë e kishte konsideruar ta ndryshojë .
Për fatin e tij të mirë, ai nuk është i vetëm në këtë mesele. Janë edhe 61 njerëz të tjerë në Amerikë me të njëjtin emër, transmeton Klan Kosova.