Lajmet e fundit

Grupi i fundit i pengjeve që do të lirohen sipas marrëveshjes fillestare pritet të dalë nga Gaza gjatë ditës së sotme.
Për çdo shtetas izraelit të liruar, tre të burgosur palestinezë të mbajtur në burgjet izraelite janë liruar, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
Indikacionet e hershme sugjerojnë se armëpushimi mund të zgjatet. Izraeli po ofron një ditë të mëtejshme pauzë në luftimet në Gaza për çdo 10 pengje të liruar dhe Hamasi thotë se mund të bie dakord për një zgjatje.
Një zyrtar palestinez ka thënë se 20 deri në 40 pengje të tjera izraelite mund të lirohen, gjë që ndoshta do t'i shtonte dy deri në katër ditë të tjera armëpushimit të përkohshëm.