Lajmet e fundit

Nëse keni dhimbje shpine, jo domosdoshmërisht do të thotë se vuani nga një sëmundje e caktuar.
Edhe njerëzit më të shëndetshëm mund të kenë probleme të përditshme me dhimbjen e shpinës.
Më poshtë gjeni disa nga arsyet më të shpeshta për dhimbjet në shpinë, transmeton Klan Kosova.
Bartja e çantave dhe gjësendëve të rënda
Nëse bartni gjëra të rënda nëpër shtëpi, shpina juaj do të vuajë. Për shembull, nëse mbani një çantë ose qese të rëndë mbi shpatullat tuaja, kjo mund të shkaktojë probleme me shtyllën kurrizore.
Nëse nuk e keni ditur, çanta ose qesja juaj nuk duhet të peshojë më shumë se 10 % e peshës trupore.
Fjetja në një dyshek të vjetër
Një dyshek i mirë mund të qëndrojë nga tetë deri në dhjetë vjet. Shpina juaj nuk e ka mbështetjen e duhur nëse ju nuk e keni ndërruar dyshekun tuaj për më shumë se dhjetë vjet.
Ju duhet ta ndryshoni dyshekun tuaj të vjetër me një të ri që nuk është as shumë i fortë e i butë.
Mbathja e këpuceve të rrafshta
Këpucët me taka të larta e detyrojnë shpinën të shtrihet dhe të vendosë gjithë presionin në nyjet tuaja.
Përveç kësaj, këpucët e rrafshta janë gjithashtu të këqija për mirëqenien tuaj.
Këpucët që nuk kanë një pjesë mbështetëse mbrapa kanë një ndikim negativ pasi ato i bëjnë këmbët tuaja të lëvizin nga njëra anë në tjetrën dhe e disbalancojnë peshën e trupit tuaj.
Stresi
Nëse jeni të stresuar, trupi juaj vuan nga dhimbja e qafës dhe shpinës. Nëse stresi juaj vazhdon, muskujt nuk relaksohen dhe kjo shkakton dhimbjet.
Ushtrimet, meditimi dhe banjot me ujë të ngrohtë janë disa nga mënyrat më të mira për të ulur nivelin e stresit.