Lajmet e fundit

Partia e cila po përjeton rënien më të madhe në elektorat, LDK-ja, e cila deri këtu erdhi duke shndërruar veten në vegël të PDK-së dhe ShIK-ut, nuk ka arritur assesi të këndellet pas rezultateve të një sondazhi të fundit i realizuar nga kompania “UBO Consulting”. LDK-ja, e cila s’ka mbetur më shumë se një patericë e Kadri Veselit, ka ripërtypur akuza e shpifje tashmë të njohura, që nuk e shpëtojnë dot nga humbja e vazhdueshme e përkrahjes nga qytetarët.
Kështu thuhet në një kumtesë për media të Lëvizjes Vetëvendosje.
"Siç ka bërë me dije vetë kompania UBO Consulting, sondazhi është realizuar me metodologjinë e OMNIBUS-it, dhe në këtë cikël, ne si Lëvizje VETËVENDOSJE! kemi kontraktuar një numër pyetjesh, për të cilat kemi paguar 1.770 euro, me procedura të rregullta bankare dhe në mënyrë krejt transparente (fatura e bashkangjitur).
"18.5% e votuesve të LDK-së, sipas sondazhit vijnë tek Lëvizja VETËVENDOSJE! Kjo është dhimbja e vërtetë e LDK-së".
Kjo lëvizje ka ftuar LDK-në që t’iu japë fund kumtesave me akuza e shpifje, por fillimisht le të publikojë sondazhet në të cilat po thirren, e për të cilat po deklaron se ka rritje të vazhdueshme, transmeton Klan Kosova.