Lajmet e fundit

Dhëndri i presdentit amerikan, Donald Trump, Jared Kushner është regjistruar për të votuar si "grua" për tetë vjet me radhë.
Gjinia e tij është e shënuar si "femër" në të dhënat e Bordit të Zgjedhjeve të shtetit të New Yorkut.
Imazhet e publikuar nga Wired tregojnë se Kushner i cili është këshilltar i lartë i presidentit amerikan është regjistruar për të votuar në muajin nëntor të vitit 2009.
Akoma mbetet e paqartë se si ka ndodhur kjo por duket se nuk ka të ngjarë të përbëjë me mashtrim të votave, pasi kjo kërkon që fajtori të japë me dashje informacione të rreme, transmeton Klan Kosova.
Presidenti Trump ishte shumë i zëshëm mbi këtë temë pas zgjedhjeve të vitit 2016, duke thënë se "miliona njerëz" kishin "votuar në mënyrë të paligjshme", por pa ofruar asnjë provë.
Edhepse Trump e fitoi garën elektorale, ai ka marrë 2,86 milionë vota më pak se kandidatja demokrate, Hillary Clinton.
Presidenti krijoi një komision këshillues në mënyrë specifike për t'u përqëndruar në mashtrimet e pretenduara zgjedhore, por të paktën 20 shtete hodhën poshtë kërkesën për të dhënë të dhënat për votuesit e regjistruar, duke përfshirë emrat, adresat dhe historinë e votimit.
Ky lajm për Kushner vjen vetëm disa ditë pasi u zbulua se ai dhe gruaja e tij, Ivanka kishin përdorur llogari private të postës elektronike për të kryer biznes zyrtar të Shtëpisë së Bardhë.
Kjo nxiti reagime pasi Trump sulmoi në mënyrë të përsëritur Clinton për përdorimin e e-mailit personal ndërsa ishte sekretare e shtetit gjatë fushatës së 2016-ës.