Lajmet e fundit

Në mbretërinë e kafshëve , dhelprat janë të njohura si të çuditshme dhe dinake.
Megjithatë diçka e turpshme kishte ndodhur nga ana e saj kur i kishte ngecur koka në disa drurë të cilët rrethonin kopshtin, transmeton Klan Kosova.
Dhelpra u bllokua derisa po eksplorohej në kopshtin South Shields.
Ndërsa një fqinj aty pari kishte kapur momentin kur kjo kafshë u bllokua në këtë mënyrë nga rrethojat e kopshtit.
Një nga oficerët e kafshëve Bryan Moffit, i cili punon në ekipet për shpëtimin e kafshëve kur janë në rrezik, rrëfeu se kishte menduar që dhelpra në atë mënyrë kishte vdekur.
Ata lanë të kuptohet që pasi u shpëtua, ajo fillimisht nuk kishte shenja jete megjithatë posa kishte reaguar ajo kishte filluar të qante, transmeton Klan Kosova.