Lajmet e fundit
Brenda një jave në Gjilan pritet të fillojë dezinsektimi hapësinor.

Një informatë për këtë projekt e ka bërë të ditur Veton Uka, zyrtar për shëndet publik në Drejtorinë e Shëndetësisë.
Sipas tij, dezinsektimi do të kryhet në tri faza, duke filluar nga java e parë e qershorit, për të vazhduar me fazën e dytë, pas 15-20 ditësh dhe për ta përmbyllur me fazën e tretë, në gusht.
Sipas një njoftimi të Komunës së Gjilanit, më 20 gusht do të fillojë dezinfektimi i objekteve shkollore, në mpënyrë që ato të jenë të gatshme për një shtator.
Uka ka thënë se dezinsketimi bëhet gjatë fundjavëve, nëse nuk ka reshje, nga ora 8:00 e mbrëmjes, deri në orën 3:00 të mëngjesit, kohë kjo kur lëvizjet e qytetarëve janë të vogla.