Lajmet e fundit

Në sallën e kulturës në Drenas duke filluar nga ora 13:00, do të mbahet mbledhja e Këshillit të Kryetarëve të Komunave, takim ky i organizuar nga Asociacioni i Komunave të Kosovës.
Komuna e Drenasit njofton se për të mundësuar mbajtjen e këtij takimi në orët e hershme të mëngjesit të sotëm është bërë dezinfektimi i sallës së kulturës.
Kryetarët e të gjitha komunave në takimin e sotëm do të diskutojnë për situatën në komuna lidhur me parandalimin e përhapjes së COVID-19, praktikat e komunave në luftimin dhe parandalimin e virusit, bashkëpunimin me nivelin qendror si dhe nevojat e komunave për të parandaluar përhapjen e COVID-19.