Lajmet e fundit

Sonte duke filluar nga ora 22::00, do të bëhet dezinfektimi i hyrjeve të banesave kolektive në Drenas.
Do të dezinfektohen edhe objektet e Zjarrfikësve dhe Komunës.
Komuna e Drenasit lut të gjithë qytetarët e banesave kolektive të banimit në Drenas, që gjatë orës 22:00, të qëndrojnë brenda dhe të mos bëjnë lëvizje.
Këto masa janë ndërmarrë nga Komuna e Drenasit, për të parandaluar rrezikun e përhapjes së koronavirusit.