Lajmet e fundit

“Kur kemi këso kompanish të cilat na përkrahin vazhdimisht si Devolli, tifozët me siguri që do të jenë të lumtur për arsye se stabiliteti i ekipit do të jetë më i fuqishëm. Devolli nuk është që po na jep vetëm këto dy vite, Devolli ka qenë edhe në vitet e 90’ donator i klubeve të ndryshme, jo vetëm të basketbollit, kështu që e kanë traditën e dhurimit”, ka deklaruar Gashi.
Por, sipas Adriatik Kelmendit, anëtar i bordit në “Devolli Corporation”, kjo përkrahje i ka rrënjët e thella në më shumë se tre dekada.
“Kjo që po e bëjmë sot është një konfirmimi kësaj marrëveshje dhe është një histori e gjatë, daton që nga vitet e 90’ kur kanë qenë në kohërat më të vështira dhe mbi të gjitha ideja e ‘Devolli Corporation’ që t’i gjendemi KB Pejës në kohëra të mira dhe më pak të mira”, u shpreh Adriatik Kelmendi nga “Devolli Corporation”, deklaroi Kelmendi.
Synimet e mëtutjeshme të kësaj aleance janë që në të ardhmen të shikohen mundësitë edhe për themelimin e një shkolle dhe akademie të basketbollit, në mënyrë që gjeneratat e reja të vazhdojnë këtë traditë që e ka Peja. /Klankosova.tv
https://youtu.be/Eci-PKaneMk