Lajmet e fundit

Të shtunën në emisionin “Familja ime” në Klan Kosova e ftuar ishte Jeta Deva, drejtoreshë ekzekutive në "Asociacionin Nacional të Autizmit në Kosovë" për të diskutuar rreth Ditës Botërore të Autizmit.
“Nga statistikat dhe grumbullimet e të dhënave të cilat ne i kemi bërë në organizatë rreth 90% e rasteve kanë arritur që të kenë progres verbal. Mirëpo, përveç komunikimit dhe përsëritjes së fjalëve jashtë kontekstit është një vështirësi shumë e madhe tek personat të cilët nuk socializohen me të tjerët, nuk preferojnë të luajnë, t’i ndajnë ndjenjat dhe eksperiencat e tyre me persona tjerë, të zhvillojnë kontakt me sy, të reagojnë në emër dhe krejt këto janë disa indikatorë të aspektit të komunikimit social, jo vetëm socializmit si bashkëshoqërim me tjerët”.
Deva gjithashtu theksoi se sjelljet e përsëritura të këtyre personave janë shumë të rëndësishme për t’u definuar.
“Është menduar që personat me autizëm kanë vetëm lëkundjet me trup dhe lëvizjet me duar që mund të vërehen shumë lehtë, por janë shumë pjesë të tjera të sterotipeve mentale për të cilat duhet një observim më i detajuar dhe një shkathtësi e profesionistëve që të marrin më shumë informata”.