19.07.2019 · përditësuar para 2570 dite1 min lexim
Agjencia e lajmeve Deutsche Welle ka raportuar për dorëheqjen e Ramush Haradinajt nga posti i Kryeministrit të Kosovës.
Kjo agjenci ka thënë se dorëheqja e tij ka ardhur si rezultat i ftesës që ka marrë nga Gjykata Speciale, transmeton Klan Kosova.
“Kryeministri i Kosovës dhe ish-komandanti i UÇK-së, Ramush Haradinaj, ka dhënë dorëheqje nga posti i tij pasi u ftua si i dyshuar për krime lufte nga Gjykata Speciale. Ai është liruar dy herë më parë në Hagë”.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.