Lajmet e fundit

Detarja tuniziane Eya Guezguez vdiq tragjikisht teksa po stërvitej në det me motrën e saj binjake Sarra të dielën.
17 vjeçarja e cila konkurroi në Lojërat Olimpike të Tokios 2020 në moshën 16-vjeçare, ndërroi jetë pas një aksidenti ku anija u përmbys për shkak të erës, transmeton Klankosova.tv.
Motra e saj, e cila konkurroi së bashku me të në turneun e lundrimit në Lojërat Tokio 2020 verën e kaluar, i mbijetoi fundosjes tragjike.
Motrat Guezguez përfunduan në vendin e 21-të në garën 49er FX, por kishin shpresa të mëdha për të konkurruar në Lojërat Olimpike të ardhshme dhe për të përmirësuar performancën e tyre debutuese pasi mbërritën në Tokio si atletet më të reja të kombit të tyre.
Vdekja e saj u raportua fillimisht nga gazetari tunizian Souhail Khmira, i cili shkroi në Twitter: “Eya Guezguez, tuniziania olimpike Windsurfer, ka ndërruar jetë sot pas një aksidenti në stërvitje. U preftë në paqe”, transmeton Klankosova.tv.