Lajmet e fundit

Në gjendje të rëndë vazhdon të mbetet ish-kryeministri kosovar, Bajram Rexhepi.
Frika nga ndonjë sulm i radhës detyroi konziliumin e mjekëve që të mërkurën në mëngjes të vendosin për të kryer një operacion neurokirurgjik.
Kjo ndërhyrje nisi në orën 14 e zgjati 4 orë derisa neurokirurgu që e udhëhoqi ekipin e operimit të Bajram Rexhepit po thotë se çdo gjë shkoi mirë, njofton Klan Kosova.
Mjekët ende nuk mund të thonë nëse ish-kryeministri do të ketë ndonjë pasojë nga sulmet që pësoi.
Kronikë nga Blerta Ahmeti.