Lajmet e fundit

Policia ka dhënë disa detaje tronditëse për ngjarjen e rëndë në Durrës ku në një banesë janë djegur trenjakët e moshës tre vjeçare.
Fëmijët kanë qenë të vetëm në banesë.
Sipas njoftimit policor, nëna e fëmijëve ka qenë larg banesës kur edhe ka ndodhur ngjarja. Kur ajo ishte kthyer kishte gjetur banesën në flakë dhe kur ka hyrë brenda ka parë pamjen e tmerrshme, ku fëmijët e saj ishin shkrumbuar dhe nuk ishin më gjallë.
Policia dhe grupi hetimor janë duke hetuar në lidhje me faktin se çfarë e ka shkaktuar zjarrin në banesën në Rromanat.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 1:30 minuta në banesën e shtetasit G.Konçi, shkruan gazeta Shekulli.
Policia ka thënë se fëmijët ka dyshime se kanë qenë duke luajtur me shkrepëse. Nëna ka thënë se i ka mbyllur fëmijët vetëm në shtëpi.