Lajmet e fundit

Ishte nisur për zyrën e tij, por të martën, kreu i Iniciativës Qytetare Serbe, Oliver Ivanoviq, nuk arriti të hyjë në të.
Ai mëngjesin e 16 janarit u qëllua me pesë plumba në hyrje të selisë të partisë, në të cilën tani ka mbetur vetëm fotografia e tij.
Ish lideri i serbeve të Kosovës fillimisht është gjetur i plagosur nga disa nxënës që po shkonin në shkollë. Më pas është lajmëruar për rastin edhe Policia e Kosovës.
Kronikë e Besnik Tahirit.