Lajmet e fundit

Tre është numri i të plagosurve në atentatin e ndodhur në mëngjes në Vlorë.
Sipas të dhënave më të fundit, i plagosur ka mbetur edhe djali i Ferdinand Llanajt, që gjendej pranë makinës që u sulmua me breshëri kallashnikovi.
Policia thotë se B.L është i moshës 8 vjeç.
Ai mësohet se ka marrë plagë të lehta në njërin krah, ndërsa gjendja e babait të tij vijon të mbetet kritike, shkruan Lapsi.