Lajmet e fundit

Mëngjesin e së martës është gjetur i vdekur aktori Art Kurti, në një makinë në rrugën Goden-Gjakovë.
Në familjen e aktorit nuk deshën të flasin për vdekjen e tij, trupi i të cilit u gjet në një veturë, të cilën e kishte huazuar nga shoku i tij me inicialet B.A. Ata thanë jashtë kamerave se nuk i dinë rrethanat e vërteta që i morën jetën Artit.
Megjithatë zyrtarja për informim e policisë nga rajoni i Gjakovës, Lirie Podrimaj, përmes telefonit i tha Klanit se trupi i pajetë i viktimës u gjet në orën 7:50 në rrugën Gjakovë -Goden.
Në vendin e ngjarjes është gjetur një armë zjarri dhe një plumb i shkrepur.
Trupi i pajetë është dërguar në mjekësinë ligjore për autopsi, ndërkohë që sipas Podrimës, policia dhe prokuroria kanë marrë të gjitha masat për ta ndriçuar rastin.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet në orën 18:00 në tyrben e “Sheh Fetahu-t”, në magjistralen Gjakovë-Prizren.