Lajmet e fundit

Policia e Kosovës ka marrë informatën për mjetin shpërthyes në afërsi të zyrave të Administratës Pensionale të Kosovës rreth orës 11:00.
Njësite anti-bombë janë në vendin e ngjarjes, dhe kanë lokalizuar mjetin shpërthyes, që është thënë se është gjetur tek kontejnerët në afërsi të Administratës Pensionale të Kosovës.
Punëtorët e administratës kanë lajmëruar për mjetin e dyshuar.
Pas lokalizimit të mjetit është duke u bërë një kontroll i rreptë, në qoftë se ka ndonjë mjet tjetër shpërthyes në oborrin e qeverisë, përderisa tërë personeli është evakuuar nga ky objekt, njofton Klan Kosova.