Lajmet e fundit

Prokurori francez Francois Molins përmes një deklarate ka publikuar detaje rreth sulmit dhe sulmuesit të Nices.
Sulmuesi i Nices, Mohamed Lahouaiej Bouhlel ka qenë i lindur më 3 janar 1975 në Tunizi me vendbanim në Nice, shkruan BBc, transmeton Klan Kosova.
Ai ka punuar si shofer dhe shpërndarës, ka qenë i martuar dhe ka pasur fëmijë, ndërsa gruaja e tij e parë ka qenë e ndaluar nga policia.
Bouhlel ishte i njohur për policinë franceze për shkak të kërcënimeve, dhunës dhe vjedhjeve, akte këto të kryera në mes të viteve 2010 dhe 2016.
Ai ishte dënuar më 24 mars të vitit 2016 me gjashtë muaj burg për shkak të dhunës me armë në janar të vitit 2016.
Ndërsa shërbimet sekrete nuk kanë njohuri për radikalizmin e tij.
Materiale digjitale si dhe telefoni i tij mobil aktualisht janë duke u hetuar.