Lajmet e fundit

U zbulua se Kanye West është shtruar në spital për një vlerësim psikiatrik të hënën pasdite, dhe tani një burim ka treguar rreth gjendjes së tij.
“Duket se ai është nën një sulm shpirtëror. Ju mund të mendoni se kjo ka të bëjë me grabitjen e Kim-it, dhe pse ai nuk ishte aty për t’i ndihmuar. Ai ka të bëjë me çështje shumë më delikate”, ka thënë një burim i afërt me reperin 39 vjeçar, transmeton Klan Kosova.
“Nëna e tij vdiq në nëntor, kështu kjo kohë e vitit i sjell gjithmonë dhimbje atij. Ai ndjen dhimbje çdo nëntor”, shtoi burimi. “Nëna e dashur e Kanye vdiq në moshën 58 vjeçare në vitin 2007. Atë e mundon shpirti sa herë që kjo datë vjen”, ka thënë burimi.
“Ai flet shumë për atë. Ai tani është shumë i lodhur, po ndjehet keq edhe me energjinë dhe po ndjen pikëllim të thellë. Është shumë e vështirë për ta shpjeguar, por diçka ka ndodhur kohëve të fundit”.
Shumë të famshëm i kanë ofruar mbështetje atij, pas lajmit se ai ishte nën kujdesin mjekësor.