Lajmet e fundit

Në Milano është qëlluar për vdekje Ansi Amri, i dyshuar për vrasjen e 12 njerëzve në Gjermani.
Sipas informacioneve të para, ka qenë një kontroll normal rrugor rreth orës 03.00 të mëngjesit, kur Anis Amri ka qëlluar një nga agjentët me pistoletë dhe ata i janë përgjigjur me armë, duke e lënë të vdekur.
Sipas policisë, Amri ka qenë duke ecur në rrugë kur ka kaluar patrulla e policisë dhe i ka kërkuar dokumentet e identifikimit.
Por në vend të tyre, Amri ka nxjerrë një pistoletë duke plagosur në shpatull një prej agjentëve të policisë, shkruan agjencia italiane e lajmeve Ansa, transmeton, Top Channel.
Në fillim viktima nuk është identifikuar, pasi nuk kishte dokumente me vete, por mediat italiane flasin se bëhet fjalë për vrasësin në Berlin.
Ndërkaq, polici i plagosur ndodhet në spitalin e Monzës në gjendje të rëndë.
Sulmi terrorist në Berlin ka ndodh të hënën në treg krishtlindjesh, ku mbetën të vdekur 12 persona dhe rreth 50 të tjerë të lënduar.