Lajmet e fundit

Po udhëtonin me të njëjtën veturë nëpër rrugën “Bekim Fehmiu” në kryeqytet.
Por, pikërisht në makinën e tyre Audi A3, njëri nga pasagjerët që ishte i ulur në ulëset e pasme shkrepi armën dhe i mori jetën personit që ishte ulur para tij, njofton Klan Kosova.
Ky i fundit, por edhe personi që dyshohet se i vrau janë shtetas turq.
Sipas dëshmitarëve me të cilët bisedoi ekipi i klanit, në veturë dyshohet të ketë qenë edhe një person që e ngiste veturën.
Ai bashkë me të dyshuarin kryesor u larguan nga vendi i ngjarjes, por arma me të cilën u krye krimi u gjet në kontejner të mbeturinave rreth 150 metra larg automjetit. Pas fotografimit, hetuesi e nxori nga tyta edhe një fishek që ishte gati për shkrepje.
Edhe vetura ku ndodhi vrasja u ekzaminua edhe për gati një orë pasi u largua kufoma prej aty. Hetuesit e kanë identifikuar personin që dyshohet se kreu vrasjen, por ende nuk është arrestuar. Edhe bastisja që forcat e rendit bënë në banesën e të dyshuarit, rezultoi pa sukses.
Televizioni kontaktoi edhe ambasadës e Turqisë në Prishtinë, por këta thanë se nuk kanë informacione për ngjarjen ku dyshohet të jenë përfshirë shtetas turk, dhe se një deklarim për këtë nuk mund ta bëjnë deri të hënën.
https://www.youtube.com/watch?v=kNxQpTm2aO0&feature=youtu.be