Lajmet e fundit

“Nuk do të punosh më në furrën time” – ka thënë 54 vjeçari Marjan Dulaj, pronar i furrës së bukës në Zajeqar të Serbisë, dhe më pas e ka qëlluar me armë në kokë punëtoren 55 vjeçare Dragana Matijeviq, e cila me vendim të gjykatës ishte rikthyer në punë, dhe pas saj e ka qëlluar edhe veten ne stomak, shkruan gazeta serbe Kurir, transmeton Klan Kosova.
Dragana ka ndërruar jetë në spital nga plagët e marra, ndërsa mjekët po luftojnë për ta shpëtuar jetën e bukëpjekësit shqiptar.
Kjo tragjedi ka ndodhur dje rreth orës 11:30 në qendër të Zajeqarit, ne zyrën të cilën e ndajnë avokatja Zorana Nenkoviq dhe Valentina Çiriq.
“Kam qënë duke qëndruar para dyqanit tim përballë zyrës së avokates, kur dy gra vrapuan në rrugë në gjendje paniku. Pak momente më pas është paraqitur edhe e treta, por atë e kapi një burrë, e tërhoqi brenda dhe e ka mbyllur derën. Më pas u dëgjua e shtëna. Në shpejtësi aty kanë arritur disa policë, të cilët kanë kërkuar nga njeriu i armatosur që të del jashtë dhe të dorëzohet. Ka vazhduar heshtja dhe më pas u dëgjua edhe një e shtënë tjetër. Kur policët vrapuan brenda, i kanë gjetur të përgjakur prapa derës”- ka deklaruar Nemanja Ristiq, pronar i kafeterisë Bella, e cila ndodhet përballë vendit të ngjarjes.
Me veturën e ndihmës së shpejtë Marjani dhe Dragana janë dërguar në spitalin e Zajeqarit, ku gruaja menjëherë ka ndërruar jetë, ndërsa Dulaj ndodhet në spital në repartin intensiv, ku është vendosur pas operacionit – thonë mjekët.
Një burim prapa hetimeve thotë se Dulaj kishte hyrë në mënyrë të qetë në zyre dhe kishte filluar të debatojë me Draganën.
“Në një moment kur Dragana kishte thënë diçka që e ka zemëruar Dulajn, ai në mënyrë të papritur e ka nxjerrë armën. Gratë e frikësuara kanë tentuar të ikin nga zyra dhe ta thërrasin policinë. Ai ka arritur ta kap Draganën dhe ta tërheqë në zyre dhe më pas ta qëllojë në kokë pa mëshirë. Viktima ka rënë tek dera, kështu që ai nuk ka mundur të dalë mënjëherë. Kur ka tentuar ta bëjë këtë, policia veçse kishte mbërritur në vendin e ngjarjes. Me të kuptuar se ishte i rrethuar, ai e ka qëlluar edhe veten ne gjoks” – ka thënë burimi për gazetën serbe Kurir, transmeton Klan Kosova.
Meqë Dulaj ka shkuar aty i armatosur, padyshim se nuk e kishte pasur në plan që ta pranojë vendimin e gjykatës në mënyrë të qetë.
Sipas fjalëve të banorëve të Zajeqarit, familja e Dulajt kanë disa furra të bukës në qytet.
“Dulajt e kanë ngritur kokën shumë. Kjo nuk mund të kalojë aq lehtë, ata mendojnë se mund të bëjnë çfarë duan vetëm sepse kanë shumë para. E ka vrarë gruan vetëm sepse asaj i është dashur të rikthehet në punë. Kjo është e tmerrshme” – ka deklaruar një i ri nga Zajeqari.