Lajmet e fundit

Dy të vrarë dhe një i plagosur është bilanci i një incidenti të armatosur që ka ndodhur mbrëmë në Pejë mbrëmë rreth orës 20:15.
Për shkak të plagëve të marra viktimat janë dërguar për trajtim në spitalin e Pejës.
Nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e dy viktimave meshkuj, ndërsa viktima e tretë për shkak të lëndimeve të marra është dërguar për trajtim në Qendren Klinike dhe Universitare.
I plagosuri që është vëllau i njërit prej viktimave pas ricilësimit nga ana e prokurorit është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje si i dyshuar.
Të dy viktimat janë zyrtarë të Partisë Demokratike të Kosovës.
Bëhet fjalë për Astrit Ademajn, i cili ishte kandidat i PDK-së për kryetar të Pejës dhe Blerand Kadriajn, i cili në vitin 2017-të kishte garuar për të parin e Deçanit.
VRASJE E RËNDË
Pejë, 08.09.2021 – 20:15. Është raportuar të shtëna me armë zjarri. Njësitë relevante policore kanë dal në vendin e ngjarjes, për shkak të plagëve të marra, viktimat janë dërguar në spitalin e Pejës për trajtim mjekësor. Nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e dy viktimave meshkuj kosovarë, ndërsa viktima e tretë për shkak të plagëve është dërguar për tretman në QKUK-Prishtinë. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili pas analizimit të rastit ka bërë ri- cilësimin e viktimës së tretë në të dyshuar dhe me vendim të prokurorit, tani i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.