24.05.2018 · përditësuar para 2992 dite1 min lexim
Policia e Kosovës në Kamenicë është njoftuar nga Qendra e Mjekësisë Familjare atje se me datën 24 maj 2018 në ora 00:40 nga familjaret është sjell pa shenja jete fëmija L. B. i lindur më 2004 nga fshati Karaqevë e Poshtme.
I njëjti dyshohet se është rrah nga babai i tij me shkop të drurit.
Klan Kosova mëson se për rreth 1 mijë euro, të cilat 14 vjeçari ia ka marrë babait të tij, ky i fundit më pas ka ushtruar dhunë fizike ndaj djalit, i cili ka mbetë pa shenja jete.
Sipas informative jozyrtare nga ora 19 deri në ora 21, babai ka ushtruar dhunë pa ndërprerë ndaj djalit të tij, i cili më pas pa shenja jete fëmijën e ka dërguar në QKMF.
Personit me inicialet G. B. gjatë kontrollës i janë gjetur rreth 2500 euro, ndërsa i njëjti ka të kaluar kriminale, por që në Polici nuk kanë pranuar të flasin për këtë çështje.
Viktima, 14 vjeçari, ka qenë djali i vetëm i familjes, i cili ka lënë dy motra.
http://klankosova.tv/e-rrah-babai-me-shkop-druri-vdes-femija-ne-kamenice/
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.