Lajmet e fundit

Një incident i rëndë ka ndodhur të dielën në oborrin e një shkolle në rrugën “Gjon Sereqi” në Ferizaj, ku një i mitur u sulmua brutalisht nga tre persona.
Sipas Policisë së Kosovës, njëri nga të dyshuarit ka goditur atë me thikë, duke i shkaktuar lëndiem të rënda trupore.
Gazetarja Qliresa Hasani sot përmes një lidhje direkte në emisionon “Ora 7” në Klan Kosova ka bërë të ditur se i mituri është jashtë rrezikur për jetë, derisa dje i është nënshtruar një intervenimi kirurgjik.
“Dje i është nënshtruar një intervenimi kirurgjik në mushkëri”, është shprehur ajo.