Lajmet e fundit

Koncerti i përfitimeve të Ariana Grande’s për viktimat e sulmit të Mançesterit, mund të mbahet më shpejt se që është menduar – me sa duket, fundjavën e ardhshme!
Këngëtarja po planifikon koncertin e saj për përfitime për viktimat e sulmit të Mançesterit për të dielën e ardhshme, raporton TMZ, transmeton Klan Kosova.
Ajo gjithashtu po planifikon të ketë edhe disa kolegë të saj si pjesë e këtij koncerti.
Burimet thonë se "Ariana dhe menaxheri, Scooter Braun, po arrijnë tek disa prej emrave më të mëdhenj në muzikë dhe janë në proces të rezervimit të tyre".
Të gjitha të ardhurat do të shkojnë për viktimat e sulmit dhe familjet e tyre.