Lajmet e fundit

Video e këngës “Despacito” nga Luis Fonsi dhe Daddy Yankee është bërë video më e klikuar në histori të Youtube, duke u bërë njëherit edhe kënga e parë që arrin t’i tejkalojë 3 miliardë vizita.
Kjo video e publikuar më 12 janar të këtij viti, ka arritur që në këtë kohë kaq të shkurtër ta arrijë këtë sukses të madh në botën e internetit.
Kudondodhja e kësaj kënge, bashkëpunimi me Justin Bieber, ritmi i kapshëm janë disa nga arsyet se pse “Despacito” ka arritur këto sukese që po i gëzon tani.