Lajmet e fundit

Pas tre raundesh votimi, dështoi të zgjedhet rektori i Universitetit të Prishtinës, njofton Klan Kosova.
Në raundin e fundit në fletëvotim mbetën Lul Raka dhe Naser Sahiti, mirëpo të dy këta morën numër të njëjtë votash, duke u pamundësuar kështu zgjedhja e rektorit, e cila duhet të bëhet me shumicë votash.
Nga 9 anëtarë sa i numëron Këshilli Drejtues i UP-së, të pranishëm qenë vetëm tetë. Këta pritet që gjatë javës së ardhshme të mbajnë një mbledhje, për ta rishpallë konkursin për rektor.