Lajmet e fundit

Ka dështuar edhe rundi i tretë për zgjedhjen e rektorit të ri të Universitetit të Prishtinës"Hasan Prishtina".
Asnjëri nga kandidatët nuk ka siguruar shumicën e votave, kështu konkursi për rektor të UP’së shkon në rishpallje, raporton GazetaExpress.
Në rundin e tretë: Faton Berisha 2, Isak Shabani 4.
Aktualisht pozitën e rektorit të Universitetit të Prishtinës e mban Qerim Qerimi, i cili u zgjodh më 21 nëntor të vitit 2022 dhe mandati i përfundon në shtator të këtij viti.