Lajmet e fundit

Një ilaç i shumëpritur për trajtimin e Alzheimer, ka dështuar në testimet tek fazat finale.
Axovant Sciences Ltd që merrej me zhvillim dhe testimin e ilaçit të zbuluar nga 32 vjeçari Vivek Ramaswamy, ka thënë që do të ndaloj testimet e këtij ilaçi pasi që ka dështuar të arrij qëllimet kryesore të parapara.
Ky dështim ka bërë që Axovant të mos marrë 4 miliardë dollarë në vit, siç pritej të ndodhte nga shitjet e këtij ilaçi.
Ky ilaç i përket klasës së medikamenteve të quajtura 5-HT6 antagonist, të cilat funksionojnë duke bllokuar receptorët 5-HT6, në mënyrë që të lirohet një neurotransmetues që është i nevojshëm për funksionet kognitive normale.