Lajmet e fundit

Forcat e rendit kishin dalë në masë të shtuar para Qeverisë.
Këta të fundit, po qëndronin këtu, pasi të premten para këtij institucioni ishte paralajmëruar protestë, kundër masave anti-COVID 19, të vendosura nga Qeveria, njofton Klan Kosova.
Por, në orën e caktuar për protestë nuk u panë organizatorët të emëruar në rrjetin social si 'Zëri i Popullit'.
Pavarësisht mungesës së atyre që organizuan protestën, ftesës iu bashkangjitën disa qytetarë.
Një orë para se të mbahet protesta, ishte Shoqata e Gastronomëve që u distancua nga ky aktivitet. Ky fakt, i ka shqetësuar pronarët e lokaleve në kryeqytet.
Një protestë e tillë, përveç Prishtinës ishte planifikuar të mbahet edhe në Ferizaj, por që është anuluar nga këngëtari Labinot Tahiri, pas distancimit nga gastronomët.