Lajmet e fundit

Ka dështuar për herë të tretë ballafaqimi mes Emiljano Shullazit dhe bandës së tij me dëshmitarin e mbrojtur Ylvi Beqja.
Prokuroria kërkon që ta legjitimojë si provë dëshminë e biznesmenit në gjykatë, por ende nuk ka mundur ta marrë atë.
Ndërkohë, dy avokatët mbrojtës të Gilmando Danit dhanë dorëheqjen me pretendimin se sigurimi i provës është në kundërshtim me ligjin, shkruan TCH, përcjellë Klan Kosova.
Gjykata vendosi të shtyjë seancën për të enjte në orën 13:00.