Lajmet e fundit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka marrë vendim që mbledhja e Kryesisë të shtyhet në mungesë të kuorumit për një ditë tjetër.
Gjatë kësaj mbledhjeje ishte ishte paraparë të vendosej për interpelancën e kryeministrit të Kosovës Isa Mustafa, dhe ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci.
Interpelanca e shefit të Qeverisë është thirrur me kërkesë të deputetes së Vetëvendosjes, Donika Kadaj-Bujupi për çështjen mbi shfrytëzimin e thëngjillit dhe minierën e Sibovcit.
Kurse , ajo e Stavilecit, është thirrur me kërkesë të deputetit poshtu të VV-së Visar Ymeri, në lidhje me Kontratën e privatizimit të Kompanisë së Distribuimit të Energjisë Elektrike, transmeton Klan Kosova.