Ka dështuar mbledhja e Komisioni Ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtar të KPM-së.
Kjo për shkak të mungesës së kuorumit.
Gazetari i Klan Kosova, Kastriot Tahiri, bëri me dije se në mbledhje munguan disa deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje.
Ndërkaq, deputetet e PDK-së, Ariana Musliu dhe Ganimete Musliu kanë lëshuar sallën.
Në këtë mënyrë, u pamundësua mbajtja e mbledhjes.
U bë e ditur se mund të ftohet një takim gjatë ditës.
30 kandidatë kanë aplikuar për t’u përzgjedhur si anëtarë të KPM-së. 3 duhet të jenë nga komuniteti shqiptar dhe dy nga ai multietnik. Këta më pas duhet t’i emërojë Kuvendi.
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.