Lajmet e fundit

Në mungesë të kuorumit, dështoi edhe mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa.
Ne këtë mbledhje ishte e paraparë të shqyrtohej raporti me amandamente të ligjit për rimëkëmbje ekonomike.
Kryetar i këtij Komisioni, Hekuran Murati, për Klan Kosova tha se kjo mbledhje dështoi si shkak i mungesës së një deputeti.
Sipas tij, pa shqyrtim të raportit me amandamente nga ky Komision, nuk munden si Komision ta kalojnë këtë projektligj në seancë, veç nëse LDK dëshiron të marr hapa që ta dërgojë në seancë pa dritën e gjelbër të Komisionit.
Koalicioni qeverisës nuk arriti t’i bëjë numrat as në Komision.