Lajmet e fundit

Mbledhja e Komisionit parlamentar për Stabilizim Asociim ka dështuar të mbahet ,kjo për faktin se anëtarët e këtij komisioni u ankuan se materialet që do të duhej të diskutoheshin në mbledhjen e sotme nuk u kanë mbërritur me kohë, njofton klankosova.tv
Një takim i radhës i këtijj komisioni u la për nesër në ora 10:00.
Në mbledhjen e nesërme në këtë komision pritet të diskutohet vizita e komisionarit të Bashkimit Evropian për Fqinjësi dhe Negocim të Zgjerimit, Johaness Hhan që do të vijë në Kosovë në një vizitë dy ditore me 16 dhe 17 maj, së bashku me të do të vijë edhe eurodeputetja Tanja Fajon ku do të diskutohet për zbatimin e marrëveshjes së MSA-së në mes Kosovës dhe BE-së, njofton klankosova.tv
Visar Ymeri lider i Vetëvendosjes dhe Pal Lekaj i AAK-së kanë munguar në këtë mbledhje ndërsa anëtarët e tjrë të Komisionit si të opozitës ashtu edhe të pushtetit kanë qenë prezent.