Lajmet e fundit

Dyqanet në veri të Kosovës, të cilat qëndruan të mbyllura për dy ditë në shenjë proteste për shkak të taksës 100%, kanë filluar punën përsëri.
Për këtë ka njoftuar edhe mediumi serb Tanjug, ku thuhet se përfaqësuesit e Shoqatës së Biznesmenëve në veri të Kosovës u pajtuan që dyqanet, barnatoret, objektet hotelierike, të cilat u mbyllën për dy ditët e kaluara, të punojnë përsëri sot.
Klan Kosova merr vesh nga burime diplomatike se kanë qenë diplomatë të SHBA-së dhe Gjermanisë që janë kyçur direkt në këtë situatë dhe i kanë kërkuar zyrtarëve të lartë të Serbisë që të heqet orkestrimi i kësaj krize.
https://klankosova.tv/ekskluzive-sot-hapen-lokalet-ne-veri-nderhyn-shba-dhe-gjermania/