Lajmet e fundit

Gjatë ditës së sotme, liderët e partive politike në vend, pozitë dhe opozitë janë takuar me qëllim të nënshkrimit të një draft deklarate të përbashkët, për çështjen e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi.
Por, nga diskutimet këtu nuk doli asgjë. Marrëveshje mes pozitës e opozitës nuk u arrit, njofton Klan Kosova.
I pari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri akuzoi pozitën qe i ka ndërruar fjalët përderisa kryeparlamentari, Kadi Veseli cilësoi opozitën shumë kokëfortë.
Për më shumë ndiqni kronikën e përgatitur nga Dibran Istrefi.