Julen Lopetegui duket se nuk shpëton dot nga “mallkimi” i përfaqësueses së Spanjës.
Pasi dështoi në stolin e Realit e Madridit, për të cilin “braktisi” edhe “La Rojan”, spanjolli merr një tjetër goditje në karrierën e tij si trajner.
Sikurse njofton “Sports Illustrated”, spanjolli është refuzuar edhe nga përfaqësuesja e Amerikës, që po kërkon një trajner me emër për të zëvendësuar Dave Sarachan, shkruan Top Channel.
Emri i Lopeteguit ishte dërguar nëpërmjet një ndërmjetësi si alternativë, por që nuk është marrë fare në konsideratë nga drejtuesit e Federatës Amerikane të Futbollit.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.