Lajmet e fundit

Memphis Depay synon që të transferohet te Kampioni i Evropës, Real Madrid.
Holandezi iu bashkua Lyonit më 2016 pas një periudhe të dështuar te Manchester United.
Ndërkaq tani, ai ka zbuluar se ëndrra e tij për të luajtur në Santiago Bernabeu është mjaft realistike.
“Mendoj që do të shkoj në Real Madrid. Po, ky është një cak serioz”, tha Depay për revistën The PSV Supporter.
“Çfarë ka ndodhur deri tani, është Zoti, ai më ndihmon dhe më sjellë këtu”.
“Kam kaluar kohë të mira në PSV, por doja që të arrija caqe më të larta në karrierën time. Në Lyon jam shumë i lumtur. Klubi në një formë është i krahasueshëm me PSV-=në”.