05.12.2018 · përditësuar para 2797 dite1 min lexim
Mbrëmë vonë ka përfunduar seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje.
Ndonëse debati ishte i gjatë dhe i ashpër, deputetët në fund nuk kanë mundur ta votojnë rezolutën e paraqitur nga opozita për shkak të mungesës së kuorumit.
Rezoluta ka të bëj me “dështimet e koalicionit qeverisës të cilat kulmuan me mosliberalizim të vizave”.
Dy grupet parlamentare nga radhët e opozitës konsiderojnë se këto dështime kanë krijuar mungesë të besimit të qytetarëve në institucionet e vendit dhe kanë lëkundur besimin e partnerëve tanë ndërkombëtar në Kosovë, njofton Klan Kosova.
Shefi i grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca ka deklaruar se dita e votimit të jetë të enjten për pikate rezolutës që janë propozuar nga ata.
Avdullah Hoti, shefi i grupit parlamentar të LDK-së, kërkoi që të enjten në ora 09:30 të takohen shefat e grupeve parlamentare, që të harmanizohet rezoluta.
Mirëpo kjo rezolutë nuk do të jetë e pranueshme për pozitën, sipas kryesuesit të Kuvendit, Xhavit Halitit.
http://klankosova.tv/deda-dhe-kusari-terheqin-nenshkrimet-osmani-dhe-maloku-nenshkruajne-nga-amerika/
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.