Lajmet e fundit

Në prag të përvjetorit të tetë të pavarësisë së Kosovës, Posta e Kosovës ka promovuar pullat postare kushtuar dy dëshmorëve Luan Haradinaj dhe Skënder Rexhepi.
Në këtë ceremoni morrën pjesë anëtarë të familjes Haradinaj dhe Rexhepi, bashkëluftëtarë të dy dëshmorëve, deputeti Rafet Rama, Isa Krasniqi, Besim Rexhepi e të tjerë si dhe zyrtarë nga Posta e Maqedonisë.
“Luan Haradinaj është një prej figurave më të shquara të UÇK-së, është ndër pushkët e para qe dha kushtrimin për liri. Vepra tij por edhe e tërë familjes Haradinaj është pjesë e ndritur e historisë së popullit shqiptar me të cilën mburremi të gjithë”, ka thënë Kryeshefi Ekzekutiv, Sejdi Hoxha, gjatë fjalës së tij.